Barcelona i shton presionin Real Madridit

21/03/2012 09:20

Lionel Messi ka shënuar tre gola dhe Barcelona ka marrë tre pikë të tjera duke iu afruar pesë pikë Real Madridit kryesues.

Madrilenët kanë një ndeshje më pak, atë që do të luajnë të mërkurën në mbrëmje ndaj Villarreal në transfertë.

Golat e tjerë për Barcelonën u shënuan nga Xavi dhe Tello.

Leo Messi
ishte protagonisti kryesor dhe jo për tre pikët që i dha ekipit të tij, por për rekordin që arriti të martën në mbrëmja. Plot 234 gola me fanellën e Barcelonës për yllin argjentinas që tashmë është golashënuesi më i mirë në historinë e katalanasve. Me këtë numër golash Messi ka kaluar futbollistë të mëdhenj në historinë e futbollit botëror si Maradona, Cruyff, Ronaldo, Bobby Charlton, Thierry Henry apo George Best.

Maradona nuk ka arritur shifrat e Messit në tetë sezone. Në të njëjtën moshë si Messi dhe me të njëjtën numër sezonesh, Maradona arriti të shënonte 196 gola në ekipe si Argentinos Juniors, Boca Juniors, Barcelona dhe Napoli.

Top Channel