Veshjet më të shëmtuara të çiftit Beckham

20/03/2012 17:50

Edhe për një çift të shndërruar në ikonë të modës, si ai David Beckham dhe Victoria Beckham, ka raste të veshjeve qesharake që kujtohen ende edhe sot.

Ish-kapiteni i kombëtares angleze, zbuloi në një intervistë për revistën “H & M”, se cilat janë veshjet për të cilat është penduar më shumë, midis të cilave, ajo që ai konsideron si më të turpshmen, daton nga viti 1999.

Të sapomartuar, ai dhe Victoria u shfaqën në një mbrëmje të veshur të dy me veshje lëkure, të cilat e tregonin futbollistin si një motorist të vërtetë.

”Në atë mbrëmje, unë dhe Victoria vendosëm që të vishnim të dy veshje lëkure. Ishin të firmosura nga Versace, por kur kthehem pas dhe mendoj, nuk e kuptoj se çfarë më shkonte në mendje atëherë. Nuk mund ta besoj që me të vërtetë jam veshur ashtu”, tregoi Beckham, i cili zbuloi se Victoria vazhdon ta tallë për atë veshje edhe 13 vjet më vonë.

Midis veshjeve më të shëmtuara që çifti i famshëm mediatik ka zgjedhur ndër vite figurojnë edhe kostumet rozë, një veshje si një murg budist apo Beckham, i veshur si një prift katolik.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA