Van Basten: Milan më i fortë se Juventus

20/03/2012 15:50

“Milani po ecën mirë, më duket skuadra më e fortë dhe po kryeson kampionatin.” Këto janë fjalët e Marco Van Basten për ‘Sky Sport’.

Ish-sulmuesi hollandez i Milanit, i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë trajneri i Heerenveen, ka dhënë mendimin e tij për trajnerët e kuqezinjve dhe bardhezinjve.

“Allegri më duket një trajner shumë i mirë, ndërsa Conte më duket pak fanatik kur drejton nga stoli”, theksoi Van Basten.

Ish-futbollisti foli edhe për Zlatan Ibrahimovic: “E di që na krahasojnë shumë me njëri-tjetrin. Ibra shënon shumë gola dhe nuk është e vërtetë që nuk është deçiziv në ndeshjet e Champions. Nëse një sulmues shënon në Serinë A mund të shënojë kudo. Nuk e di nëse unë gaboja më pak para porte, di vetëm që edhe ai po shënon shumë me Milanin.”

Një mendim edhe për çerekfinalen Milan-Barcelona: “Do të jetë një ndeshje interesante, Milan ka luajtur një ndeshje të bukur kundër katalanasve në San Siro. Gjithsesi Barcelona është ekipi më i fortë në botë dhe për Milanin nuk do të jetë e lehtë.”

Top Channel