Muamba, arrestohet studenti për racizëm

20/03/2012 00:10

Një student ka pranuar postimin e komenteve raciste në “Twitter”, rreth futbollistit Fabrice Muamba.

Liam Stacey, 21-vjeç, u paraqit në gjykatën e Suansea, pasi komentoi në momentin që lojtari i Bolton Uanderers u shtri në fushë pas një ataku kardiak gjatë ndeshjes të së shtunës për Kupën FA, ndaj Totenhemit.

23-vjeçari, i cili pësoi një atak kardiak, mbetet ende në gjendje kritike për jetën.

Stacey, një student i Universitetit Sëansea nga Pontypridd, pranoi veprën me motive raciste në publik.

Ai u arrestua pasi komentet e tij në rrjetin social u raportuan nga përdorues të tjerë.

Ai është liruar me kusht dhe do të njihet me dënimin më 27 mars.

Top Channel