12-vjeçarja që nuk ka prerë kurrë flokët
20/03/2012 17:30
Një 12-vjeçare, e cila që prej lindjes së saj nuk është qethur kurrë, ka ndërmend të presë për herë të parë flokët e saj dhe nga kjo do të fitojë 5 mijë euro, nga një kompani që merret me zgjatime flokësh.
Natasha Moraes de Andrede, e cila jeton në një lagje të varfër në Rio de Zhaneiro, është e gjatë 1,52 centimetra dhe flokët e saj arrijnë deri një pëllëmbë larg tokës.
Megjithatë, për të mbajtur higjenën, asaj i duhet të harxhojë një shishe shampoo çdo javë, për një total prej mbi 500 eurosh në vit, çka është shumë për familjen e saj të varfër.
Nëpërmjet parave që do të përfitojë, e reja synon të rregullojë dhomën e saj dhe të blejë disa mobilie për shtëpinë.
Top Channel