Në ankand traktet e “Brigadave të Kuqe”

19/03/2012 16:40

Dalin në ankand traktet dhe komunikatat e “Brigadave të Kuqe”, organizatës të së majtës ekstremiste, që për vite me radhë pas Luftës së Dytë Botërore, tronditi Italinë.

Ankandi do të mbahet në shtëpinë e ankandeve Bolaffi në Milano në datën 27 mars dhe çmimi fillestar për të gjithë bllokun e dokumentave do të jetë 1500 euro, 1000 euro më shumë se dokumentat e firmosura nga Mussolini e të nxjerra në ankand po nga e njëjta shtëpi.

Në ankand pritet të marrin pjesë historianë dhe koleksionistë, pasi dokumentat kanë interes të veçantë historik, sidomos për të kuptuar Italinë e pasluftës. Një tjetër fakt që tërheq historianët është edhe komunikata e “Brigadave të Kuqe” ku dënohet me vdekje kryeministri italian, Aldo Moro.

Aldo Moro u mor peng nga “Brigadat e Kuqe” më 16 mars të 1978-s, në një nga rrugët e Romës dhe u ekzekutua më 9 maj të po atij viti, në moshën 61-vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA