Muamba vazhdon në gjendje kritike për jetën

19/03/2012 12:30

Fabrice Muamba vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën pas një infarkti kardiak që pësoi në ndeshjen e Kupës së Mbretëreshës që ekipi i tij Bolton luajti ndaj Tottenham, të shtunën e kaluar.

Në një komunikatë të publikuar nga spitali londinez, në të cilin ndodhet i shtruar mesfushori, bëhet e ditur se “gjendja vazhdon të jetë kritike, por kondicioni kardiak është i qëndrueshëm”.

“Familja e Muamba falenderon mediat që po respektojnë privatësinë e futbollistit në një moment të tillë”, lexohet në komunikatën e spitalit.

Fabrice Muamba pësoi një infarkt në zemër në minutën e 41 të ndeshjes Tottenham-Bolton, kur ndeshja ishte 1-1. Arbitri Howard Webb vendosi pezullimin e ndeshjes pasi u konsultua edhe me dy trajnerët e skuadrave.

I lindur në Kinshasa të Kongos, futbollisti i krijuar nga akademia e Arsenalit mbeti për gjashtë minuta i pajetë në fushë dhe mjekët druajnë se në këtë periudhë pa oksigjen, truri mund të ketë pësuar dëmtime të parikuperueshme.

Top Channel