I pandehuri, me krevat në gjykatë

19/03/2012 17:25

Historia e legjislacionit britanik apo botëror mund të kenë ndryshuar përgjithmonë, me një çështje unike, me të pandehurin që qëndroi i shtrirë në një krevat gjatë seancës.

Sergei Zolotovsky, i cili është duke u ndjekur nga drejtësia për një vrasje të dyfishtë, ndonëse është duke u kuruar në një spital, u dërgua në gjykatë me një ambulancë, u vendos në një krevat dhe u lidh me aparaturat mjekësore, përpara se të niste procedimi kundër tij.

Letonezi qëndroi i shtrirë përpara jurisë, dëshmitarëve dhe trupit gjykues, ndërsa akuza argumentoi çështjen dhe parashtroi provat e saj kundër 44-vjeçarit.

Hidraulik në profesion, ai akuzohet se vrau gruan dhe vjehrrën e tij, përpara se të tentonte pa sukses të vriste veten, tentativë gjatë së cilës mori vetëm plagë të rënda, nga të cilat ka mbetur pjesërisht i paralizuar.

Megjithatë, ndryshe nga sa mund të pritej, procesi ndaj Zolotovskit nuk do të jetë i shkurtër, me 44-vjeçarin që pavarësisht gjendjes së tij dhe shumë provave kundër, është shpallur i pafajshëm dhe ka ndërmend të luftojë deri në fund për ta provuar këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA