Beckinsale: Kam pasur fat në karrierë

19/03/2012 13:20

Kate Beckinsale është shprehur se ka pasur shumë fat në karrierën e saj pasi kolegët me të cilët ka punuar kanë qenë të mrekullueshëm.

“Nëse nuk ndihesh mirë me ata që kalon shumë kohë në sheshxhirim nuk mund të bësh një punë të mirë. Unë gjithmonë kam punuar me njerëz që ma kanë bërë më të thjeshtë punën si Ben Affleck apo Josh Harnett”, shprehet aktorja britanike për revistën ‘Hello!’

Filmi më i fundit ku ka interpretuar aktorja është ‘Contraband’, ku protagonisti kryesor është Mark Wahlberg.

“Është një film aksion, por roli im ndryshon kësaj radhe. Nuk jam një femër luftarake, por një grua normale që punon si parukiere dhe ka dy fëmijë nga martesa e saj”, tregon Beckinsale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA