Virozat mbushin spitalet/ Varianti i rrezikshëm i gripit nuk është izoluar, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim Rriten rastet me hemoragji celebrale në vendin tonë. Në qendrën spitalore univeristare në Tiranë rregjistrohen rreth 1000 raste në vit të cilët preken nga kjo sëmundje e rëndë, një pjesë e të cilëve ndahen nga jeta, disa të tjerë mbeten të paralizuar dhe një numër fare i vogël rikuperohen pas një periudhe të gjatë kohe.
Mjekët thonë se në shtimin e këtyre sëmundjeve ndikojnë faktorë të jashtëm që lidhen me mënyrën e jetës konsumi i ushqimeve me yndyrë, duhani dhe alkooli por dhe sëmundje si hipertensioni që kanë shkak kryesor po këta faktorë.
“Tipet kryesore janë infarkti dhe hemoragjia cerebrale, që është rrjedhje e gjakut në tru, si pasojë e carjes së enëve të gjakut. Faktorët që e shkaktojnë janë hipertensioni, diabeti, aritmia, etj. Pastaj ndikojnë përdorimi i duhanit apo alkoolit”, thotë Mjeku Neurolog, Altin Kuqi.
Insulti cerebral nuk ka shenja paralajmëruese, por mund të ndodhë në cdo moment, ndonëse më parë njihej si sëmundje e moshës së tretë tashmë ajo prek edhe moshat 45 vjecare.
“Shenjë dalluese është paraliza e gjymtyrëve, kur ajo prek pjesën e djathtë të trurit, paralizon gjymytrët e majtë dhe anasjelltas. Është vënë re që yndyrnat, hipertensioni dhe diabeti gjihtmonë e më tepër kanë filluar të shfaqen në mosha më të reja”, shtoi neurologu Altin Kuqi.
Mbrojtja më e mire, thotë mjeku, është konsultimi i herë pas hershëm tek mjeku për të mabjtur në kontroll sëmundjet që e shkaktojnë por edhe rregullimi i stilit të jetesës, ushqyerjes dhe aktivitetit fizik.
Top Channel