Rihanna: Zhvishem për të fituar besim
18/03/2012 12:40
Rihanna ka zbuluar se trupi i saj nuk i pëlqente aspak dhe për të rritur vetëbesimin filloi të zhvishej gjithnjë e më shumë në skenë dhe në videoklipet e këngëve.
Këngëtarja nga Barbados u shpreh: “Sa më shumë zhvishesha, aq më shumë rehat ndihesha me veten. Duhej vetëm të përballesha me frikën time dhe fillova të isha më e guximshme.”
Edhe pse shumica e njerëzve e pëlqejnë shumë trupin e 24-vjeçares, Rihanna ka theksuar se po bën gjithçka të shëndoshet.
“Më kanë humbur format dhe po ha të gjitha llojet e ushqimeve në mënyrë që të shëndoshem, por qenka e pamundur”, deklaroi Rihanna.
Top Channel