Infarkt në fushë, futbollisti lufton me vdekjen

18/03/2012 08:40

Futbollisti i Bolton, Fabrice Muamba, është duke luftuar me vdekjen në një spital në Londër, pasi pësoi një infarkt në fushë, ku u risoll në jetë pas disa minutash pa puls nga goditjet elektrike në gjoks.

23-vjeçari nga Kongo ra pa ndjenja gjatë ndeshjes mes Totenhemin dhe Boltonit, për Kupën e Anglisë, ndërsa shumë shpejt u kuptua që gjendja ishte me të vërtetë kritike.

Futbollistët e tjerë dhe tifozët dëshmuan të tmerruar në tentativat e stafit mjekësor për ta risjellë në jetë, ndërsa takimi rrjedhimisht u ndërpre në minutën e 42’, në rezultatin 1-1.

Burime spitalore, konfirmuan të dielën për “BBC” se gjendja e Muambës është kritike dhe se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare në luftën e tij kundër vdekjes.

”Muamba ndodhet në reanimacion nën trajtim intensiv. Fatkeqësisht, gjendja e tij mbetet me të vërtetë serioze. Me ndihmën e Zotit, shpresojmë që do të arrijë ta fitojë këtë “ndeshje””, deklaroi përgjegjësi i Boltonit për marrëdhëniet me shtypin.

I lindur në Kinshasa, Kongo, futbollisti i krijuar nga akademia e Arsenalit mbeti për gjashtë minuta i pajetë në fushë dhe mjekët druajnë se në këtë periudhë pa oksigjen, truri mund të ketë pësuar dëmtime të parikuperueshme.

”Klubi mund të konfirmojë se Fabrice pësoi një ndalesë kardiake. Në një situatë të tillë, shpresojmë që kërkesa e Bolton dhe familjarëve për më shumë privaci të respektohet. 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për jetën e tij”, lexohej më tej në komunikatën e klubit.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA