Bundesliga, Dortmund dhe Bayern ruajnë diferencën

18/03/2012 00:00

Bayern Munchen vazhdon serinë e fitoreve me shumë gola dhe pas suksesit 7-1 të një jave më parë me Hofenhaimin, këtë herë bavarezët shkatërruan 6-0 Hertën e Berlinit në transfertë.

Tre prej këtyre golave u shënuan me 11-metërsha, 2 nga Robben dhe një nga Gomez, ndërkohë holandezi shënoi një tjetër gol me aksion, për t’i lënë gjithashtu radhën Tomas Mylerit dhe Toni Krosit për të shënuar golat e tyre.

Me këtë fitore Bayern i afrohet sërish me 5 pikë kryesuesve të Dortmundit të cilët gjithashtu vazhdojnë serinë e fitoreve.

Në këtë javë të 26 të Bundesligës, Borussia Dortmund mundi Werder Bremen me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të Kagaëa.

Në ndeshjet e tjera Mynshengladbahu mundi 1-2 Leverkusenin, Fraiburgu 1-3 Hamburgun, Volfsburgu 1-3 Nyrenbergun dhe Augsburgu fitoi 2-1 me Mainzin.

Top Channel