Big Brother, Doloreza lë shtëpinë

18/03/2012 00:00

Është Doloreza e eliminuara nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e së shtunës. Të kandiduarit kësaj jave janë Lorena, Graciano, Edgar, Anila, Klaudia dhe Ermira.

Konkurrenca dhe mendimet ndryshe kanë krijuar një situatë ku të gjithë flasin për të gjithë në shtëpi, kush në sy e kush prapa krahëve. Por ka pasur edhe situata të këndshme si ajo e festimit të Ditës së Verës.

Ermali, Liami dhe Arbri vazhdojnë të qëndrojnë në burgun e improvizuar. Fillimisht atyre iu tregua një klip me momentet e javës së kaluar e më pas një takim surprizë me familjarët.

Një surprizë tjetër iu rezervua Metit: lidhje direkte nga shtëpia me nipërit dhe mbesat.

Një javë e vështirë nga ana ekonomike pritet të jetë për banorët duke konsideruar buxhetin e reduktuar me 50% për shkak të humbjes së provës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA