Berisha në shtëpinë e Pecit

18/03/2012 00:00

Për më shumë se 40 minuta kryeministri Sali Berisha ka vizituar shtëpinë e nëntetar Aleksandës Pecit, i cili u plagos disa javë më parë në Afganistan.

Lajmi i vizitës së kryeministrit në zonën e Bathores ku ndodhet shtëpia e Aleksandrit ka mbledhur pranë shtëpisë së tij banorë të zonës të cilët janë përshëndetur me kryeministrin.

Gjatë bashkëbisedimit në familjen Peci me Aleksandrin dhe familjarët e tij, kryeministri ka vlerësuar rolin e ushtarakëve shqiptarë duke theksuar se ishte i kënaqur që takohej me njërin prej tyre i cili u përball me një sulm të pabesë, por fatmirësisht pas mjekimit në një spital në Gjermani ai ndodhet pranë familjes shëndoshë e mirë.

“Erdha për të përshëndetur Aleksandrin i cili luftoi si luan jo vetëm në betejë, por edhe në procesin e mjekimit. Në Bibël paqeruajtësit quhen ushtarët e Zotit në kuptimin që kanë mbrojtjen dhe bekimin e tij”, u shpreh kryeministri Berisha.

Top Channel