Vdiq në moshën 89-vjecare shpikësi i formulës së  pijeve energjike, nga e cila u frymëzua edhe Red Bull që shumë shpejt pushtoi botën.

Bëhet fjalë për miliarderin Chaleo Yoovidhya, babai i “Krating Daeng” e hedhur në treg në vitet ’70 e që njihet ndryshe si pija energjike që frymëzoi lindjen e Red Bull.

Zbulimi i tij e vendosi shumë shpejt në listën e personave më të pasur në botë. Vitin e kaluar ai ishte personi i dytë më i pasur në Tajlandë dhe i 205 në botë.

“Krating Daeng” shitet në thuajse gjithë vendet e Azisë Lindore, ndërkohë që “simotra” e saj, Red Bull është shtrirë në më shumë se 160 vende të botës me produktet e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA