61 artistë ndërkombëtarë kanë paraqitur 80 bocete në konkursin për monumentin i cili do të realizohet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci ka deklaruar se konkursi është mbyllur dhe se vendimi për projektin fitues do të jepet në datën 21 Mars.
Në një komunikim me mediat, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima, i cili është edhe anëtar i jurisë që do të përzgjedhë projektin fitues, është shprehur se pjesëmarrja në këtë konkurs ka qenë më e larta në një sipërmarrje të tillë gjatë këtyre 20 viteve të fundit.
Pas përzgjedhjes së fituesit, 5 maketet dhe bocetet më të mira do të ekspozohen për publikun pranë Galerisë Kombëtare të Arteve nga data 22 deri më 25 Mars.
Top Channel