Kate Middleton tregon aftësitë sportive

17/03/2012 00:00

Dukeshës së Cambridge, Kate Middleton i pëlqen edhe sporti. Këtë ajo e
ka treguar gjatë promovimit të lojrave olimpike ditën e enjte, ku ka
luajtur për pak momente hokej me ekipin britanik të grave.

Por kur iu dha mundësia të bënte disa gjuajtje, ajo nënvlerësoi aftësitë e saj. “Është shumë e sikletshme. Truri më thotë se mund t’i bëj të gjitha këto gjëra të bukura, por trupi im nuk luan dot me top”, tha ajo.

Megjithatë, asnjë nga gazetarët e pranishëm, apo lojtarët e ekipit në Parkun Olimpik i vunë në dyshim aftësitë e Kate, duke u bazuar tek kurrikulumi i saj.

Në fakt, Kate ka qenë kapitene e ekipit të hokeit në Marlborough College, por ajo theksoi se ishte bërë një kohë e gjatë që nuk prekte top me dorë.

“Mezi po prisja të vija këtu, por tani jam këtu dhe më duhet të luaj. Nuk kam shumë besim tek vetja”, u shpreh dukesha. Megjithatë, Kate i bëri goditjet duke goditur në shenjë, sikur të ishte ende në kolegj dhe kaq mjaftoi që ajo t’i bënte përshtypje kapitenes së ekipit.

“Ajo më tha se e kishte marrë malli të luante në ekip. Ajo tha gjithashtu se kur luante gjuante penalltitë, goditjet e këndit dhe këtë ju e patë vetë. Gjuajtjet e saj ishin të mrekullueshme”, tha kapitenia Kate Walsh.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA