“Nata e Pekinit” në Tiranë

17/03/2012 00:00

126 artistë kinezë do të performojnë në Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytet pasditen e së dielës. Shfaqja “Nata e Pekinit” do të sjellë më pranë publikut shqiptar kulturën e vendit Aziatik.

Interpretimet operistike, kërcimet tradicionale, por edhe moderne kineze si dhe disa numra akrobacie, do të jenë pjesë e programit të përzgjedhur.

Ndër to mund të përmendet vallja poetike ”Retë Vjollcë mbi Pekin”, ku paraqiten veshjet shumëngjyrëshe të dinastive të ndryshme kineze,  kërcimi modern “Ushtrimet Kineze Taiji”, i cili gërsheton ushtrimet tradicionale me elementë të kërcimit modern, si dhe numri akrobatik “Ngjitja  e lartësive të reja”, një interpretim ku artistët bëjnë lëvizje të shkathta e të ndërlikuara.

Gjithashtu trupa do të performojë një këngë dhe një valle shqiptare, të cilat  janë zgjedhur nga artistët kinezë kushtuar miqësisë midis dy popujve tanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA