Listës së 15 tatuazheve në trupin e saj, këngëtarja Rihanna i shton dhe një tjetër tatu të cilin e ka shfaqur me krenari për fotografët në Nju Jork.
Këngëtarja nga Barbadosi ka vendosur tatunë e radhës në trupin e saj, dhe bëhet fjalë për një kryq të vizatuar në anën e majtë të ndarjes mes qafës dhe krahërorit.
Tatuazhi është bërë një natë më parë në Nju Jork nga miku i saj i njohur me emrin Bang Bang. Në daljë të studios së tatuazheve, këngëtarja ka pozuar për fotografët dhe kureshtarët, ku përvec simbolit të saj më të ri të “murosur” në trup, ka treguar edhe disa nga tatuazhet më të hershme të koleksionit të saj, që tashmë përbëhet nga 16 të tillë.
Tatuazhet ndoshta janë një formë ngushëllimi për Rihanna-n e cila ka shprehur “pakënaqësi” me formën fizike të saj, qysh prej nisjes së dietës. Në një intervistë për një radio në Shtetet e Bashkuara,23-vjecarja tha se ndjehej keq kur shikonte veten në pasqyrë se si ishte dobësuar, se si “ishin zhdukur” pjesët e trupit, që dikur i kishte të bëshme.
“S’e marr vesh pse vazhdoj të humbas në peshë, kur prej muajsh nuk mbaj dietë dhe ha gjithcka”, tha ajo.
Top Channel