Jennifer Lopez: Divorci ishte i dhimbshëm
16/03/2012 15:40
Jennifer Lopez u shpreh në një intervistë për revistën amerikane ‘Vogue’ se periudha pas divorcit nga Marc Anthony ka qenë shumë e vështirë dhe e dhimbshme.
Gjithashtu këngëtarja dhe aktorja shtoi se ende nuk e ka kapërcyer plotësisht këtë periudhë.
“Është shumë e trishtueshme dhe ende nuk e kemi kaluar plotësisht. Është një periudhë e vështirë. Jemi ende miq, jemi edhe prindër kështu që duhet pak kohë”, theksoi Jennifer Lopez.
“Gjithsesi unë ndihem krenare për mënyrën se si po e përballojmë këtë situatë të dhimbshme. Po bëjmë maksimumin për fëmijët tanw”, shtoi 42-vjeçarja.
Top Channel