Belgjika ka nisur një ditë zije kombëtare në nder të viktimave të
aksidentit të rëndë rrugor në Zvicër, ku humbën jetën 22 fëmijë e 6 të
rritur.
Nje minute heshtje u mbajt ne oren 11 me oren lokale dhe flamujt u ulen ne gjysmë-shtize. 8 nga femijet e plagosur ne aksidentin tragjik qe tronditi dy vende jane derguar ne shtepi, por shume te mbijetuar te tjere jane ende ne spital.
Kater te miturit ne gjendje kritike per jeten po trajtohen ne Lausanne and Bern. Familjaret e femijeve te vdekur ishin ne vendin ku ndodhi fatkeqesia e nje pjese vendosen lule. Por ne ato moment aq te veshtira, ata u perballen edhe me detyren e tmerrshme te identifikimit te trupave. Mbremjen e se enjtes, ky proces u permbyll.
Nese identifikimi do te kishte probleme, autoritetet zvicerane do te tentonin ta zgjidhnin ceshtjen permes analizave te ADN-se. Zyrtaret vendas kane refuzuar nderkohe te komentojne mbi njoftimet e medias zvicerane dhe asaj belge se ne momentin kur ndodhi perplasja fatale, shoferi i autobusit kishte qene i shperqendruar, per shkak se po nderronte nje DVD. Zedhenesi i policise Renato Kalbermatten e quajtu teorine e diskut “spekullim te paster”, por nje pjese e njerezve kane nisur ta besojne.
Grupi kishte kaluar nje jave per ski ne alpet zvicerane dhe po kthehej ne Belgjike me njerin prej tre autobuseve te marre me qira nga nje organizate e krishtere. Dy mjetet e tjera mberriten ne destinacion pa probleme. Nje sherbese perkujtimore u mbajt te enjten mbrema ne Lommel, nje prej zonave nga ku vinin femijet. Mes te tjerash aty u lexua edhe nje mesazh i Vatikanit, ku thuhej se Papa Benedikt po lutej per familjet e prekura nga fatkeqesia dhe shprehte simpatine me te thelle per te plagosurit e punonjesit e shpetimit.
Top Channel