Lady Gaga ka dhënë një intervistë për programin e ri të Oprah Winfrey në shtëpinë e nënës së këngëtares së famshme, Cynthia Germanotta.
Gjatë bashkëbisedimit, Oprah pyeti mamanë e Lady Gaga-s rreth fillimeve të së bijës dhe Cynthia iu përgjigj duke treguar një histori të shkurtër.
“Shkuam për të parë një nga performancat e saj të para. Lady Gaga doli për të kënduar vetëm me bikini dhe nuk ishte vetëm kaq. Atë natë dogji edhe flokët. Disa persona u larguan sepse nuk i pëlqeu kjo gjë, por të tjerë qëndruan dhe mendonin se ajo që shikonin ishte fantastike. Ndërsa ne si prindër menduam se vajza jonë ishte e çmendur”, theksoi nëna e këngëtares.
Ndërsa nga ana e saj Lady Gaga deklaroi se intervista në fjalë do të jetë e fundit që ajo do të japë në një periudhë të gjatë kohe.
“Nuk lexoj ato që shkruhen për mua dhe që nuk kanë lidhje me muzikën. Këto gjëra që po të them tani do të jenë të fundit. Nuk do të jap intervista për një kohë shumë të gjatë”, u shpreh Lady Gaga.
Top Channel