Në shumë qytete të vendit nuk ka shërbime të kujdesit social, të cilat duhet t’i vijnë në ndihmë grupeve në nevoje.
90% e shërbimeve veprojnë në zonat urbane dhe vetëm 10% në zonat rurale. Harta e dixhitalizuar në Ministrinë e Punës ka bërë të mundur identifikimin e shërbimeve shoqërore, por edhe egzistencën e shoqatave të palicensuara që veprojnë prej vitesh në vendin tonë.
”Është konstatuar se ushtrojnë aktivitet një numër i madh objektesh të palincesuara. Situata me shtrirjen gjeografike është problematike, me 90% të shërbimeve që ofrohen në zonat urbane dhe vetëm 10% në ato rurale”, pranoi Ministri Ksera.
Përfaqësuesi i “UNICEF”-it, Detlef Palm, tha se në Shqipëri ka shumë probleme, lidhur me fëmijet, personat me aftësi të kufizuara dhe jetimët.
Sipas të dhënave të Ministrisë, ka thënë përfaqesuesi i UNICEF-it, për një fëmijë çdo muaj harxhohet rreth 80 mije lekë. Nëse ai do të qëndronte në një familje, për të do të harxhohej vetëm gjysma e parave.
”Ne duhet të rimendojmë mënyrat e shërbimeve që ofrojnë strukturat shtetërore. Kujdesi në instuticione rezidenciale është më i kushtueshëm. Në një jetimore, mbajtja e një fëmije i kushton shtetit 75 mijë lekë në muaj, gjysma që do t’i duhet një familje, ku do të jetonin më mirë dhe më të shëndetëshëm”, shtoi Palm.
Kjo hartë do të jetë e aksesueshme nga të gjithe personat dhe të gjitha institucionet, duke ndihmuar në dhënien e informacionit të saktë për çdo shërbim social.
Top Channel