Kushtet e Guardiolës për rinovim

15/03/2012 20:50

Pep Guardiola ka vënë kushtet e tij për rinovimin e kontratës me Barcelonën. Sipas shtypit spanjoll, tekniku katalanas kërkon një rrogë më të lartë se Mourinho dhe blerjen e Thiago Silvës për të përforcuar mbrojtjen ndër të tjera.

Por, le t’i marrim me radhë: së pari, zëvendësi i tij, Tito Vilanova duhet të mbajë postin. E njëjta gjë edhe për të gjithë pëbërësit e tjerë të stafit teknik.

Së dyti
, për përforcimin e mbrojtjes kërkon blerjen e brazilianit të Milanit, Thiago Silva. Nëse kjo nuk arrihet, kërkon blerjen e mbrojtësit të majtë të Valencias, Jordi Alba.

Së treti
, Van Persie, Hulk ose Neymar për sulmin katalanas.

Së katërti
, një rol menaxheri të njëjtë si Sir Alex Ferguson tek Manchester United.

Së pesti, një rrogë më të lartë se Jose Mourinho, i cili tek Real Madrid merr plot 10 milionë euro.

Top Channel