Jessie J, së shpejti autobiografia

15/03/2012 17:10

Jessie J është një personazh që e ka arritur shpejt famën dhe në moshën 23-vjeçare ka vendosur të tregojë historinë e jetës së saj.

Këngëtarja britanike ka arritur marrëveshjen me një shtëpi botuese për publikimin e autobiografisë së saj. Në të Jessie J do të flasë për defektin kardiak që ka pasur kur ishte vetëm 11 vjeç dhe problemet cerebrale kur ishte 18 vjeç.

Sigurisht që nuk do të mungojnë edhe detajet e jetës së saj si biseksuale.

Mendohet se libri mbi jetën e Jessie J do të publikohet në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA