Gomez, filmi dhe argëtimi shkojnë bashkë

15/03/2012 18:30

Selena Gomez dhe dy protagonistet e tjera adoleshente të një filmi të ri të quajtur “Spring Break”, Vanessa Hudgens dhe Ashley Benson, treguan mbrëmjen e së mërkurës se sa i bukur mund të jetë profesioni i aktores.

Tre të rejat, xhiruan gjatë mbrëmjes disa skena me të vërtetë argëtuese, të një festeje të zhvilluar në një pishinë hoteli. Përtej rolit të tyre, tre të rejat u dukën se u argëtuan me të vërtetë nga banjoja e disaorëshe, si rrjedhojë e disa provave të shumta të dështuara.

Të veshura me kostume banjoje shumëngjyrëshe, vajzat mbushën kohën midis njërës provë xhirimi dhe tjetrës duke u përfshirë në biseda të thella dhe duke kontrolluar telefonët e tyre.

Në fundjavë, 19-vjeçarja Gomez arriti të shkëputej përkohësisht nga xhirimet, për të kaluar një ditë të qetë pushimi me të dashurin e saj, Justin Bieber, që udhëtoi nga Kanadaja në Florida për t’i qëndruar pranë.

Bieber mori me qera një jaht, duke shpenzuar kështu ditën e pushimit në peshkim së bashku me Selenën dhe disa të afërm.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA