Publikimi i fotove private, Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze Belkisa ishte fëmija që pritej me padurim në një familje që kishte dy vajza të rritura sepse një bebe do e shtonte akoma edhe më shumë gëzimin.
Por, lajmi se e porsaardhura në jetë kishte sindromën “Down” tronditi gjithçka.
“Më erdhi si bombë. Thoja pse të më ndodhë diçka e tillë, çfarë i kam bërë Zotit pyesja veten”, shprehet nëna e Belkisës.
Dilemat e momentit i rrëzoi shumë shpejt dashuria dhe përkushtimi. Belkisa është tani 2 vjeç. I është nënshtruar një operacioni pasi kishte vrimë në zemër e megjithatë deri më tani historia e saj mund të cilësohet si histori suksesi.
“Kur më ka thënë për herë të parë “mami” unë vetëm qaja”, kujton nëna e 2-vjeçares.
Ajo pothuaj nuk ka dallim nga moshataret e saj e kjo falë kujdesit që është shumë herë më i madh se sa për një fëmijë të zakonshëm.
“Që të ketë ecuri nuk duhet vetëm puna në shtëpi e prindërve. Belkisa vazhdon terapinë në Kombinat, duhet të nisë një kurs noti sepse të gjitha këto ndihmojnë në zhvillimin e saj. Por këto nuk përballohen me rrogat e shtetit. Unë do të investoj për vajzën time, mund të kërkoj edhe borxh apo kredi, por shteti mungon në këtë drejtim”, thekson nëna e Belkisës.
“Për momentin më frikëson rritja. Kur takoj njerëz në rrugë më pyesin: Si e ke vajzën se kemi marrë vesh që është budallaqe.” Si mund t’i përgjigjesh një pyetjeje të tillë”, shton mamaja e vogëlushes.
Por, pavarësisht kësaj dhe lodhjes, asgjë nuk e step Enkelejdën nga synimi për ta bërë vajzën e saj dikushi në jetë.
“Unë do e bëj si të gjithë fëmijët e tjerë, të fillojë një shkollë 8-vjeçare, të mesme dhe të lartë. Do bëj maksimumin”, përfundon nëna.
Top Channel