Anzhi në ndjekje të Raul

15/03/2012 17:35

Anzhi është i gatshëm të përfitojë nga dyshimet që ka Raul për rinovimin e kontratës me Schalke 04 dhe të marrë shërbimet e sulmuesit spanjoll në sezonin e ardhshëm.

Mediat ruse bëjnë të ditur se trajneri i klubit të pasur rus, Gus Hiddink, i ka kërkuar Roberto Carlosit, i cili është lojtar dhe njëkohësisht drejtori sportiv i Anzhit, që të bindë ish-shokun e tij të ekipit tek Real Madrid.

Ndërsa faqja ruse ‘footballprice’ shkruan se Hiddink ka folur personalisht me Raulin, lojtar të cilin e ka pasur nën urdhra kur drejtonte madrilenët.

Raulit i është ofruar zgjatja e kontratës nga Schalke 04, por 34-vjeçari nuk është i bindur plotësisht dhe ka marrë kohë të mendohet. Klubi gjerman i ka ofruar një zgjatje 1-vjeçare të kontratës me një rrogë më të ulët.

Top Channel