“Ai se eu te pego” është vjedhur

15/03/2012 00:00

Një gjykatës brazilian ka dekretuar bllokimin e pasurive të këngëtarit
Michel Telo, sepse hiti i tij ndërkombëtar “Ai se eu te pego” mund të
jetë vjedhur.

Gjyqtari Miguel de Brito Lyra, nga shteti Paraiba, në veri-lindje të Brazilit, u ka dhënë të drejtë tre vajzave që deklarojnë se janë autoret e vërteta të këngës, e cila që prej vitit të kaluar është në hit parade-t e të gjithë Evropës.

Masa e gjyqtarit ka efekt retroaktiv, që parashikon se Marcela Quinho, Maria Eduarda Lucena dhe Amanda Cavalcanti, në rast se fitojnë gjyqin ndaj këngëtarit, do të kenë të drejtë të marrin pjesë nga fitimet kombëtare dhe ndërkombëtare të siguruara që kur kënga u regjistrua e deri më sot.

Sipas tre vajzave, muzika është kompozuar nga ato gjatë një ekskursioni shkollor në Disneyland të Orlandos, në Florida, por këngëtarja Sharon Acioly e ka regjistruar si të sajën në bashkëpunim me Telo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA