Vidhet shtëpia e Zoe Saldana

14/03/2012 13:10

Zoe Saldana u largua disa ditë nga Los Angeles dhe kur u kthye u përball me një surprizë aspak të këndshme: në shtëpinë e saj kishin bërë një “vizitë” hajdutët.

Sipas ‘TMZ’, protagonistja e filmit ‘Avatar’ lajmëroi menjëherë policinë dhe ka denoncuar ngjarjen. Saldana ka filluar të bëjë edhe inventarin e gjërave që mungojnë.

Nuk përjashtohet mundësia që personat që kanë hyrë në shtëpi të mos jenë thjesht hajdutë, por të “fiksuar” pas VIP-ave.

Hetimet po vazhdojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA