Vera, sezon martesash për futbollistët

14/03/2012 00:00

Vera e këtij viti mund të cilësohet si sezoni i martesave për futbollistët që aktivizohen në kampionatin spanjoll. Një pjesë e tyre kanë vendosur të zyrtarizojnë lidhjet e tyre duke shkuar në altar dhe muaji i preferuar është pikërisht korriku.

I pari që deklaroi martesën në verën e këtij viti ishte pikërisht Kristiano Ronaldo, ceremonia e të cilit pritet të zhvillohet në 12 korrik në Portugali. Shembullin e portugezit pritet ta ndjekin edhe Iker Kasijas dhe Andres Iniesta.

Portieri i Realit të Madridit dhe përfaqësueses spanjolle do të lidhë kurorë me të fejuarën e tij, gazetaren Sara Karbonero. Lajmi publikohet nga revista ‘Lekturas’, cifti që u bë i famshëm për puthjen pas finales së Botërorit të Afrikës së Jugut, do të shkëmbejë unazat pikërisht në muajin korrik. Data e ceremonisë ende nuk është caktuar por mendohet që ajo të mbahet pas përfundimit të kampionatit Europian të futbollit.

Ndërsa mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka vendosur të martohet me të fejuarën e tij Ana Ortiz me të cilën ka edhe një vajzë, në datën 6 korrit në Tarragona. Sipas gazetave të kronikave rozë, ceremonia mendohet të zhvillohet në Kështjellën e Tamarit, ku  pritet të jenë rreth 800 të ftuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA