Gjalpi dhe sidomos margarina mund të të bëjnë më të dhunshëm dhe si rrjedhojë, duhet të mbahen larg mencave publike, si ato të shkollave, universiteteve apo burgjeve.
Ky është përfundimi i një studimi shkencore amerikan, që ka identifikuar në përmbajtjen e lëndës një lloj yndyrre që ndikon në në irritimin e personave dhe shtimin e agresivitetit tek kushdo.
Studimi mori parasysh 945 persona, të cilët ndiqnin dieta të ndryshme ushqimore dhe ata që rezultuan se konsumonin në sasi të mëdha gjalpin apo nënproduktin e tij, rezultuan të ishin më agresivë.
Beatrice Golomb, një profesore e Universitetit të Kalifornisë që udhëhoqi studimin, deklaroi: “Arritëm të gjejmë një lidhje të qartë midis agresivitetit të shtuar dhe konsumit të margarinës. Persona që kanë nivele të larta të yndyrrës specifike që kanë këto produkte janë të predispozuar për t’u irrituar lehtësisht dhe për të rënë pre e agresivitetit”.
Gjalpi, nuk është i këshillueshëm edhe për arsye të tjera. Ai është i dëmshëm për personat që vuajnë nga zemra apo diabeti, pasi rrit kolesterolin në gjak dhe forcon rezistencën e trupit ndaj insulinës, duke i bërë në të paefektshme kurat kundër diabetit.
Top Channel