Cameron, “leksione” basketbolli nga Obama

14/03/2012 00:00

Basketbolli i kolegjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zor se ka patur ndonjëherë spektatorë kaq të famshëm e të pushtetshëm.

Në shtetin e Ohajos, në ndeshjen mes Western Kentucky dhe Mississippi Valley State u shfaqen mes spektatorëve të tjerë, presidenti amerikan, Barack Obama dhe i ftuari i tij, kryeministri britanik, David Cameron.

Obama njihet si fans i madh i lojës së basketbollit dhe gjatë ndeshjes dukej qartë që përpiqej t’i tregonte mikut të tij, atë që ndodhte në fushë.

Në pushim të ndeshjes dy krerët dhanë një intervistë për mediat, e gjitha e përqendruar tek sporti.  

“Është hera e parë që shoh një ndeshje basketbolli dhe po më pëlqen. Presidenti Obama po më ndihmon dhe po më jep disa këshilla”, deklaroi kryeministri britanik, David Cameron që nuk ka humbur rastin të ftojë të gjithë amerikanët në lojërat olimpike Londër 2012 që do të mbahen këtë verë në kryeqytetin anglez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA