Një tjetër bukuroshe e ekranit të madh i është bashkuar “partisë” së të penduarave nga ndërhyrjet plastike.

Bëhet fjalë për aktoren franceze Emmanuelle Beart, që për të përditshmen “Le Monde” ka treguar të vërtetën mbi një prej tipareve të saj, që prej 20 vitesh i ka “hequr trurin” meshkujve. Por aktorja ka rrëfyer se tipari në fjalë nuk është vepër e nënës natyrë, por e një kirurgu plastik.

“Operova buzët kur isha 27 vjeç sepse nuk më pëlqenin. Por ishte një telash i vërtetë. Tek e fundit, kur një person vendos të ndryshojë diçka e bën këtë sepse nuk duron dot të jetojë me atë pjesë të trupit që e konsideron difektoze dhe për rrjedhojë ose e lufton idenë e një operacioni plastik, ose i nënshtrohet”, ka treguar Beart.

Por, pavarësisht se në atë kohë rezultatet e ndërhyrjes i pëlqyen, sot aktorja e mirënjohur në Evropë dhe më gjerë, pranon se është penduar për shkak të pasojave që operacioni i ka lënë 20 vjet më pas.

“T’i nënshtrohesh një ndërhyrjeje është diçka serioze, pasojat e të cilës nuk i parashikon dot, sepse është diçka që prek shpirtin tonë”, ka thënë më tej aktorja.

Emmanuelle Beart është fituese e një çmimi Cesar për filmin “Manon des Sources”, ndërkohë që njihet edhe për interpretimin në episodin e parë të sagës “Mission: Impossible”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA