Mazarri: Napoli është surpriza e Champions

13/03/2012 20:20

“11 luanë në fazën mbrojtëse dhe kur të sulmojmë duhet të jemi të çliruar nga presioni.”

Kjo është receta e Mazzarrit, trajnerit të Napolit, për të kaluar Chelsea-n dhe për tu kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve të mërkurën në mbrëmje.

Rezultati i ndeshjes së parë në Itali (3-1) nuk i jep shumë siguri teknikut italian: “Nuk duhet të mendojmë se kemi shumë avantazh ndaj anglezëve se kemi fituar me dy gola diferencë. Kemi marrë eksperiencë dhe të gjithë na respektojnë. Jemi surpriza e këtij edicioni.”

Chelsea vjen pas shkarkimit të trajnerit Andre Villas Boas dhe nuk ka zhvilluar një sezon siç pritej.

“Me Di Matteon në stol nuk ka ndryshuar shumë për ta, por dy ndeshjet e fundit i kanë fituar dhe kanë rifituar besim. Më shqetëson kjo gjë, por nëse Napoli luan si gjithmonë mund t’ia dalë mbanë”, theksoi Mazzarri.

Top Channel