Lohan shkatërron makinën luksoze

13/03/2012 16:30

Pas një kalvari gjyqësor që zgjati më shumë se një vit, Lindsay Lohan është duke u përpjekur të rikthehet të bëjë një jetë të kujdesshme dhe larg skandaleve…

Sidoqoftë, kujdesi nuk është diçka që bën për aktoren e famshme, atëherë kur ajo është në drejtimin e makinës së saj sportive, një “Porsche Panamera” me vlerë 80 mijë dollarë.

25-vjeçarja, e cila po punon për të ringjallur karrierën e saj, u fotografua pas një darke duke u ngjitur në mjetin e saj të katandisur si mos më keq.

Një revistë amerikane tregoi imazhet e makinës së blerë gjashtë muaj më parë, me shenja të shumta gërvishtjes të thella, të cilat janë ende të paqarta se si janë shkaktuar.

Lohan kaloi mbrëmjen në një restorant të mirënjohur japonez në Beverli Hills, së bashku me motrën e saj, 18-vjeçaren Ali Lohan dhe disa miq të përbashkët.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA