Corinthias largon Adrianon

13/03/2012 16:05

Corinthias njoftoi sot se ka arritur një marrëveshje me sulmuesin Adriano për prishjen e kontratës që lidh të dyja palët.

“Corinthias dhe Adriano vendosën me konsensus përfundimin e kontratës së punës që ishte e vlefshme deri në qershorin e vitit 2013”, lexohet në komunikatën e klubit kampion brazilian.

30-vjeçari Adriano ishte përjashtuar nga grumbullimet e ekipit një javë më parë sepse kishte refuzuar të peshohej para stërvitjes, praktikë që ndiqet nga të gjithë futbollistët.

Gjatë 11 mujave e gjysmë tek Corinthias, Adriano shënoi vetëm 2 gola në 8 ndeshje, ka kaluar kohën në seanca rekuperimi dhe ka fituar faqet e para të gazetave për problemet me policinë dhe jo për sukeset në fushë.

Më 24 dhjetor, në Rio de Janeiro, një mikeshë e Adrianos e akuzoi atë se e kishte qëlluar padashje në dorë me pistoletë brenda makinës së tij, por Adriano u lirua nga akuzat pas dëgjimit të dëshmitarëve.

Top Channel