Batistuta: Mund të fitoja Topin e Artë

13/03/2012 15:40

Ish-sulmuesi Gabriel Batistuta është shprehur se mund të kishte fituar Topin e Artë nëse do të luante gjatë karrierës së tij me ekipe si Manchester United apo Barcelona, por preferoi të qëndronte tek Fiorentina për të ngritur trofe me një skuadër të vogël.

“Mund të fitoja Topin e Artë nëse do luaja për një ekip të madh, por doja të qëndroja vetëm tek Fiorentina”, thekson argjentinasi i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Serisë A në vitin 1995.

Gjithashtu 43-vjeçari shprehet në një intervistë për ‘France Football’ se nëse do të ishte pjesë e Barcelonës apo Manchesterit do të shënonte më shumë gola dhe do të ishte në gjendje të fitonte tituj.

“Nuk ndryshova ekip sepse doja të fitoja titullin me një skuadër të vogël dhe të hyja në histori”, shton Batistuta, i cil ka luajtur për ekipin vjollcë në periudhën 1991-2000. Më pas ish-bomberi fitoi titullin kampion me Romën në Itali nën drejtimin e Fabio Capellos.

Në lidhje me Leo Messin, Batigol tha: “Messi është një fenomen që luan në një ekip fenomenësh. Luan me një grup lojtarësh që ndajnë të gjithë të njëjtën filozofi.”

“Nuk vrapoj dot më”

Shtatë vjet pasi ka varur këpucët, ish-bomberi argjentinas i Fiorentinës dhe fitues i Serisë A me Romën, Gabriel Batistuta, në intervistën e dhënë për “France Football” rrëfen vështirësitë e tij pas braktisjes së futbollit.

“Ishtë një moment kur ndjehesha shumë keq. Më dhimbin shumë këmbët e madje as mund të ecja dot. Por tani jam më mirë, mund të eci të paktën, megjithëse për të vrapuar s’mundem më, kam shumë dhimbje”, tha Batigol.

I pyetur nga “France Football” nëse për shqetësimet e tij fajësonte qetësuesit e shumtë të marrë kundër dhimbjeve gjatë karrierës së tij futbollistike, Batigol thotë: “Po. Ndoshta është edhe kjo, por gjithsesi nuk është se kam marrë shumë qetësues të tillë. Më pëlqente të luaja gjithmonë dhe në një sezon me 70 ndeshje luaja në 65 prej tyre. S’e duroja dot ndjesinë e të ndenjurit jashtë fushe për shkak të një dëmtimi dhe isha i dashuruar me publikun pas shënimit të cdo goli. Megjithatë nëse do të mund të ktheja kohën pas, ndoshta disa gjëra do t’i kisha bërë ndryshe”.

Gabriel Batistuta, aktualisht 43 vjec ka nisur karrierën e tij futbollistike në Argjentinë në vitin 1988 me Neëell’s Old Boys. Një vit më vonë kaloi të River Platë ndërkohë që në 1990 tek Boca Juniors të cilën e la pas një sezoni për t’u hedhur në “Kontinentin e Vjetër” ku veshi fanelën e Fiorentinës të cilën do ta mbatne deri në vitin 2000, vit në të cilin kalon tek Roma. Në 2003 huazohet tek Interi dhe pas përfundimit të kontratës me verdhekuqtë, transferohet tek Al Arabi me të cilën e mbylli karrierën e tij futbollistike në 2005.

Batistuta në total ka zhvilluar 440 ndeshje duke shënuar plot 249 gola.

Top Channel