
Kapiteni i Bajern Mynihut, Filipp Lahm, ka shtuar besimin se skuadra
mund të fitojë titullin në Bundesligë, pas fitores së thellë 7-1 ndaj
Hofenhajmit të shtunën.
Gjiganti bavarez ka pesë pikë më pak se lideri Dortmund, nëntë ndeshje para fundit. Lahm tashmë kërkon përmbysjen në Champions ndaj zviceranëve të Bazelit, të cilët ndeshjen e parë e fituan 1-0.
“Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyeshme. Ishte 5-0 pas pjesës së parë dhe takimi kishte përfunduar. Duhet të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë. Sot, ndaj Bazelit, duhet të japim maksimumin për të kthyer rezultatin dhe për t’u kualifikuar në turin tjetër të Champions League”, tha Lahm.
Në të njëjtën pozitë është edhe Interi, i cili ka humbur 1-0 ndeshjen e parë ndaj Marsejës. “Objektivi i parë është të mos pësojmë gol dhe të kërkojmë fitoren. Kjo skuadër nuk do të tradhtojë”, është shprehur trajneri zikaltër, Klaudio Ranieri.
Top Channel