Vajza e Whitney Houston, Bobbi Kristina, ka thënë se ende dëgjon zërin e nënës së saj të ndjerë që i jep forcë.
“Ajo më thotë vazhdo të jetosh, mos u dorëzo”, theksoi 19-vjeçarja në intervistën e saj të parë që pas vdekjes së këngëtares.
“Mund të dëgjoj zërin e saj dhe shpirtin që më flet, Më thotë që është pranë meje. Shoh në shtëpi dritat që fiken dhe ndizen dhe i them: “Mami, çfarë po bën?” Më bën të qesh kur bën këto gjëra. Unë ulem dhe flas ende me të”, shtoi e reja.
Bobbi Kristina tha për Oprah Winfrey se po mundohet “të bëjë gjërat ashtu siç duhet” pas ndarjes nga jeta të nënës së saj më 11shkurt në një hotel të Beverly Hills.
Whitney Houston vdiq në moshën 48-vjeçare. Arriti suksesin në vitet ’80 dhe kulmi erdhi në vitin 1992 me këngën ‘I Will Always Love You’ dhe me interpretimin në filmin “Truproja”.
Whitney Houston i lë të gjithë pasurinë vajzës
Whitney Houston i ka lënë trashëgim të gjithë pasurinë vajzës së saj 19-vjeçare, Bobbi Kristina.
Dëshira e fundit e ish-yllit të muzikës botërore ishte të linte gjithçka që zotëronte për fëmijën e saj të vetme.
Pasuria e Houston (rreth 20 milionë dollarë) do i lihet për momentin një personi që do ia japë paratë 19-vjeçares në disa këste. Një pjesë kur të jetë 21 vjeç, një pjesë kur të mbushë 25 vjeç dhe pjesën e mbetur kur vajza të arrijë moshën 30-vjeçare.
Ish-bashkëshorti i Houston, Bobby Brown, nuk do të marrë asgjë nga pasuria pasi çifti ka nënshkruar një kontratë paramartesore për ndarjen e pasurisë në vitin 1992.
Top Channel