kreun e Superligës me 3 pikët e marra në takimin në Elbasan me Pogradecin ku lojtarët e Rubios fituan 1-2.  " /> kreun e Superligës me 3 pikët e marra në takimin në Elbasan me Pogradecin ku lojtarët e Rubios fituan 1-2.  ">

Tirana rimerr kreun

12/03/2012 00:00

Tirana nuk lejon të gëzohen më shumë se 24 orë korçarët pasi rimerr sërish kreun e Superligës me 3 pikët e marra në takimin në Elbasan me Pogradecin ku lojtarët e Rubios fituan 1-2. 

Tirana e ka gjetur golin që në minutën e 18-të me Azirin dhe me këtë gol përfundon pjesa e parë.

Në minutën e 55 pogradecarët barazojnë me Eminhazerin nga një goditje standarte, por gjithsesi ishte një barazim momental. Në minutën e 78 është mbrojtësi Erjon Dushku ai që shënon dhe i jep trepikëshin Tiranës e cila edhe në këtë javë i mposht me sa duket problemet e brendshme me lojën në fushë e me suksesin e arritur.

Ndërkohë Kamza ka arritur të marrë fitoren e parë me trajnerin italian Mauro De Vekis, pasi ka mposhtur minimalisht Bylisin 1-0. Takimi ka qenë i një niveli të ulët, por goli i Micit u ka dhënë fitoren kamzalinjëve, fitore e cila u mungonte në kampionat që nga nëntori.

Laçi ka fituar këtë javë ndaj Apollonisë me rezultatin 1-0 falë golit të shkodranit Nimani në minutën e 37. Takim ky i zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës pasi fusha e tyre është e dënuar.

Dinamo në mënyrë të papritur, ku të gjithë e kishin konsideruar të rënë, ka shkatërruar Tomorin 4-1. Në 15 javë kampionat dinamovitët shënonin 7 gola, ndërsa vetëm ndaj beratasve realizojnë katër herë. Takimi Dinamo-Tomori u zhvillua në stadiumin “Qemal Stafa”.

Top Channel