Roberto Carlos: Nuk jam tërhequr nga futbolli

12/03/2012 08:45

Roberto Carlos ka përgënjeshtruar lajmin e tërheqjes së tij nga futbolli i luajtur duke u shprehur se ende nuk ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

Mbrojtësi brazilian, ish-futbollist i Real Madrid, theksoi: “E di që do vijë moment ii lamtumirës, por ende nuk do të tërhiqem nga futbolli. Jam i lumtur tek Anzhi dhe kam objektiva për të arritur me këtë ekip.”

Në komunikatën për shtyp, 38-vjeçari i krahut të majtë shtoi: “Dua të falenderoj tifozët për mbështetjen dhe dashurinë që kanë treguar ndaj meje.”

“Do të vazhdoj stërvitjen normalisht edhe pse nuk do të luaj në ndeshjet e ardhshme të kampionatit rus. Në të njëjtën kohë do të marr edhe rolin e drejtorit sportive të Anzhit. Kemi plane të mëdha dhe duam të zgjerojmë markën e klubit në të gjithë botën. Duam trofe të mëdha në Rusi dhe në kompeticionet europiane”, deklaroi Roberto Carlos.

Top Channel