PSV mendon shkarkimin e trajnerit

12/03/2012 10:15

PSV Eindhoven po shikon mundësinë e ndërrimit të trajnerit për shkak të krizës së rezultateve që skuadra po kalon në kampionatin hollandez.

Një nga favoritët për tu ulur në këtë pankinë është Louis Van Gaal edhe pse tifozët e kundërshtojnë këtë mundësi.

Fred Rutten, trajneri aktual i PSV, duket se i ka orët e numëruara në pankinë dhe sipas gazetës ‘De Telegraaf’ shkarkimi i tij mund të vijë që të hënën.

PSV Eindhoven gjendet në një situatë të vështirë pasi në tre nga katër ndeshjet e fundit ka humbur me goleadë.

Përveç Van Gaal, janë edhe dy teknikë të tjerë kandidatë për stolin e PSV: Sef Vergoosen dhe Ernest Faber. Gjithsesi, nëse shkarkohet Rutten ekipi do të drejtohet përkohësisht nga ish-mesfushori Phillip Cocu.

Top Channel