Disa arsye psikologjike se përse disa gra tërhiqen nga ‘kriminelët’
Pavarësisht axhendës së tyre të ngjeshur, Justin Bieber dhe Selena Gomez arrijnë gjithmonë të gjejnë kohën për të qëndruar me njëri-tjetrin.
Këngëtari kanadez fluturoi në Florina në fundjavë, për të qëndruar pranë të dashurës së tij, që po xhiron një film pranë Majemit. Duke përfituar nga dita e lirë, Bieber mori me qera një jaht luksoz, me të cilin mori të dashurën, disa miq dhe familjarë, për një ditë të paharrueshme peshkimi.
Gjyshërit natyralë të 18-vjeçarit, Diane dhe Bruce Dale, gjithashtu ishin të pranishëm në udhëtimin e këndshëm.
Nga ana e tyre, Bieber dhe Gomez, ndonëse të vetëdijshëm për praninë e kamerave, zgjodhën një veshje krejtësisht rastësore, me të riun që përzgjodhi një palë pantallona të shkurtëra shumëngjyrëshe dhe 19-vjeçaren, që u fotografua me një fustan të gjatë të rehatshëm.
Top Channel