Arrestohet aktori Michael Madsen

12/03/2012 10:50

Aktori Michael Madsen, i njohur për interpretimin në filmin ‘Thelma & Louise’, është arrestuar për keqtrajtim të miturish, konkretisht për dhunë ndaj djalit të tij adoleshent.

Departamenti i sherifit të Los Angeles njoftoi se 54-vjeçari është ndaluar në shtëpinë e tij në Malibu (Kaliforni) pas një sherri me të birin. Mendohet se aktori ishte nën efektin e alkoolit, por arrestimi u krye pa incidente.

Aktori që ka interpretuar edhe në filma si ‘Dog Reservoir’ dhe ‘Kill Bill’ u fut në burg me akuzën e brutalitetit ndaj fëmijëve të premten dhe u lirua të shtunën pas pagesës së 100 mijë dollarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA