Tenis në Bundesligë

11/03/2012 00:00

Bajern Mynih shkatërroi 7-1 Hofenhajmin. 1-0 që në minutën e pestë, 3-0 në të 19 dhe 5-0 në minutën e 35.

Në fakt kjo i ngjante më shumë një ndeshjeje stërvitore me porta të hapura sesa një sfide në Bundesligë. Golat për vendasit e Alianz Arena u shënuan nga Gomez (3), Robben (2), Ribery dhe Kross.

Ndërkaq Augsburgu ka ndalur Borusia Dortmundin që barazoi 0-0 pas 8 fitoreve radhazi.

Gjithsesi skuadra e Jurgen Klop mban vendin e parë tashmë me 5 pikë diferencë nga Bajern Mynih.

Top Channel