Katër nominime në Big Brother

11/03/2012 00:00

Kanë qenë 4 konkurentët që kanë shkuar në nominim këtë javë në shtëpinë e Big Brother.

Fati i Arbrit, Dolorezës, Liamit dhe Klaudias do të vendoset nga publiku me anë të televotimit. Ndërsa Elvisi ka lënë përfundimisht lojën.

Intrigat dhe debatet nuk kanë munguar brenda shtëpisë edhe këtë javë. Disa prej tyre kanë vazhduar edhe gjatë spektaklit të së shtunës.

Prova e javës për të qëndruar brenda kutive nuk është fituar nga banorët, duke e reduktuar kështu në 50% buxhetin për javën në vijim.

Dhe ky nuk ka qenë i vetmi dënim që banorët do të vuajnë këtë javë. Liami, Ermali dhe Arbri kanë shkelur rregullat e Big Brotherit duke hequr vazhdimisht mikrofonat. Për këtë arsye Vëllai i Madh ka vendosur t’i ndëshkojë.

Gjatë show-t është caktuar edhe fati i Lorenës dhe Ermirës. Me mbi 70% të votave, publiku ka vendosur që vajzat të vazhdojnë qëndrimin e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Graciano ka provuar emocione të forta kur Vëllai i Madh ka vendosur t’i bëjë një surprizë. Ka parë për herë të parë në jetën e tij foton e prindërve sëbashku.

Ndërkaq 15 konkurentët zyrtarë të Big Brotherit të cilët do të vazhdojnë garën për çmimin e madh janë: Klaudia, Liami, Erioni, Ermali, Gentiana, Lorena, Doloreza, Edgari, Françeska, Vlashi, Meti, Ermira, Graciano, Anila dhe Arbëri.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA