Skiatori kanadez humb jetën gjatë garës

10/03/2012 16:45

Tragjedi në botën e sporteve dimërore. Skiatori kanadez i “skicross freestyle”, sport ekstrem dimëror, Nick Zoricic, gjeti vdekjen gjatë një gare të mbajtur në Zvicër.

Pak nga nisja e garës, ai humbi kontrollin dhe doli jashtë pistës duke u përplasur tragjikisht me barrierat rrethuese të ndërtuara me rrjetë teli.

Përplasja ishte fatale dhe grupet doktorëve hynë menjëherë në pistë, sapo panë që Zoricic nuk po lëvizte. Megjithatë sportisti kanadez 29-vjecar kishte ndërruar jetë.

Gjatë karrierës së tij, Zoricic ka marrë pjesë në 36 gara për kampionat botëror dhe rekordin e tij e kishte arritur në vitin 2001 duke zënë vendin e tetë në kampionatin e mbajtur në Utah të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel