Shkumbini, një finale për Skënderbeun

10/03/2012 00:00

Kampionët në fuqi të vendit, Skënderbeu, janë duke kaluar një moment të
shkëlqyer, duke fituar shtatë ndeshjet e fundit, me humbjen e vetme të
pësuar në javën e 4-t, ajo 2-1 me Laçin (2 tetor 2011), që solli edhe
shkarkimin e ish-trajnerit Shpëtim Duro.

Por sot do të ketë një ndeshje jo të lehtë në letër, në një nga fushat më të vështira të viteve të fundit në futbollin shqiptar. Trajneri i Skënderbeut, Stanislav Levi, e konsideron si finalen e radhës ndeshjen me Shkumbinin në Peqin dhe si një mundësi për të kapur vendin e parë, nëse Teuta dhe Tirana do të barazonin me kundërshtarët e tyre, respektivisht Vllazninë dhe Pogradecin.

Top Channel